Ndërroi jetë autori i fantashkencës, Harlan Ellison

Ndërroi jetë autori i fantashkencës, Harlan Ellison

Ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare, Harlan Ellison, autori madhështor dhe luftarak i ‘A Boy and His Dog’ (Një djalë dhe qeni i tij) dhe i tregimeve të tjera të panumërta, që goditën shoqërinë me skenarët e zymta, të mbushura me ankth, ndonjëherë dhe me humor të errët.

Vdekja e Ellison-it u konfirmua në ‘The Associated Press’ nga botuesi i autorit, Bill Schafer,i cili është redaktor për ‘Subterranean Press’. Një grua e panjohur, që është përgjigjur në telefonin e zyrës së Ellison-it, tha se ai vdiq të mërkurën në gjumë, raporton Fox News.

Gjatë një karriere që zgjati më shumë se gjysmë shekulli, Ellison shkroi rreth 50 libra dhe më shumë se 1,400 artikuj, ese, skenarë televiziv dhe skenarë filmik. Pavarësisht se ishte më i njohur për talentin në fantashkencë, për të cilin mblodhi rreth një duzinë shpërblime ‘Nebula’ dhe ‘Hugo’, puna e Ellison-it mbulonte pothuajse çdo lloj shkrimi, nga mistere në libra komik dhe artikuj të gazetave, transmeton RTKlive.

Gjithashtu ishte i njohur për qëndrimin e tij, duke e përshkruar veten si "luftarak". Objektivi i tij ishte çdokush apo çdo gjë që e ofendonte atë, duke u nisur nga producentët e televizionit deri tek audienca e tij. Pas një takimi me Frank Sinatra, momenti i ballafaqimit të tyre në lojën e biliardit, u përjetësua në profilin e famshëm të këngëtarit në revistën "Gay Talese" të vitit 1966.