Poetika e ndërtuar mbi dhembjen e dashurinë

Poetika e ndërtuar mbi dhembjen e dashurinë

Në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Librit të cilin e organizon Universidad Juárez Autónoma de Tabasco, Meksikë, më 10 - 12 nëntor, 2016, prezantohet antologjia “21 poetë për paqen”, në mesin e të cilëve gjindet edhe poeti kosovar, XHEVDET BAJRAJ

Poeti Xhevdet Bajrar i këndon të sotmës dhe të djeshmës, si dëshmi kohe dhe hapësire, e cila zë vend në vargun dhe frymën e tij të shtrirë gjërë e gjatë - kudo që sëmbimet e shpirtit dhe thirmat e zërave i dëgjon dhe i ndjenë nëpër kurmin e kohës së tij të shtrirë larg atdheut.

Pra, shpirti i poetit, që nga larg i ndjenë dhe i dëgjon shakullinat e erës, të cilat zëshëm ngriten rreth tij...

Nëse e marrim udhën e shtegut të fjalës, pashmangshëm duhet të kalojmë nëpër shtegun e krehur të fjalës poetike, e cila na shpie tek porta e dhembjes, dhimbjes, gjëmës dhe krenarisë së poetit respektiv Xhevdet Bajraj, i cili tashmë ka arritur ta shpalos të bukurën, e cila, pa drojë buzëqesh gjithandej ku fjala zë vend dhe pulson gjakimi për fjalën e tjerrur nga virgjëria e saj, shkruan Remzi Limani.

Pra, poeti, Bajraj, nuk lë vend të paprekur e mos ta thotë atë që duhet thenë nëpërmjet vargëzimit të fjalës, duke e shndërruar në një karvan poetik, i cili ka marrë udhën e diellit, për të shndritë gjithandej botës së shkruar me fjalën e tij prej një peti modern. Së këndejmi, për z. Xhevdet Bajraj, mund të themi se, poetika e tij ndërtohet mbi themelet e një letërsie të verifikuar dhe të pranueshme. Mbi këtë bazë, Poeti mban ekuilibrin e baraspeshës së fjalës, logjikshmërisë dhe metaforës, e cila zbërthehet lehtë, pa e munduar lexuesin për ta deshifruar vargun e skalitur nga ndjenjat dhe frymës së njeriu të përmallshëm për tokën dhe njeriun e tij. Në këtë kontekst, artist i këndon të sotmes dhe të djeshmes, si dëshmi kohe dhe hapësire, e cila zë vend në vargun e poetit. Më tej, poeti, Bajrar, frymën e tij e shtrinë gjerë e gjatë - kudo që sëmbimet e shpirtit dhe thirrmat e zërave i dëgjon dhe i ndjenë nëpër kurmin e kohës së tij të shtrirë larg atdheut.

Pra, shpirti i poetit, që nga larg i ndjenë dhe i dëgjon shakullinat e erës, të cilat zëshëm ngriten në vendin e tij, sepse, dredhat e erërave të forta sillen rreth tij, duke ia përkujtuar pluhurin e veshur syve të njeriut dhe pafajësisë së tij… Tani, jo rastësisht, subkoshienca e tij prej poeti, rri e zgjuar deri në fjalën e shkruar për kohën dhe dredhat e saj, njeriun e arsyeshëm dhe të marrët e kohës, me çka krijon një konsistencë të qëndrueshme poetike, si pjesë përbërëse dhe lidhshmërie, në mes të mirës dhe ligësisë, e cila me të drejtë e trem poetin dhe lexuesin e tij.

Për këtë, poezia e tij e titulluar “Martesa e të marrit”, na thotë: Të marrin e martuan me Lirinë/Të rrallë qenë ata që dyshuan/se të nesërmen në dritaren e tij/ do të valëvitej si flamur i fitores/çarçafi i përgjakur i nusërisë/ Që të dy kishin qenë të virgjër/e tani/vetëm njëri jeton/rrjedhës së ujërave të zeza/që prodhon dita/ me vellon e krimit në fytyrë/. Shih për këtë, poeti edhepse nëpërmjet metaforës, ai na jep një pasqyrim lucid për kohën dhe njeriun e kohës… Së fundmi, poetit Xhevdet Bajraj, i dëshirojmë edhe aq suksese – sa ta dëgjojmë fjalën e tij dhe të na ndjek zëri dhe arsyeshmëria e tij prej një poeti të arrirë dhe të pranueshëm edhe jashtë trojeve tona.