Bëhet promovimi i librit “Nga teoria në praktikë”

Bëhet promovimi i librit “Nga teoria në praktikë”

Sot do të bëhet promovimi i librit“Nga teoria në praktikë” (Studime rasti nga kompanitë Kosovare).

Ky publikim, i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe,  është vepër e një grupi autorësh  prej 31 pedagogëve universitar, nga gjashtë institucione të edukimit universitar ne Kosovë, në kuadër te projektit EUFORIA- Erasmus + dhe është mbështetur nga KE.

Libri përmban   28 studime rasti për kompani nga Kosova dhe ka për qëllim të ngrisë nivelin e studimeve në kuptim të lidhjes së teorisë me praktikën  në fushën e biznesit, menaxhmentit,  marketingut, ndërmarrësisë, shkencave kompjuterike dhe edukimit. Në realizimin e këtij projekti kanë bashkëpunuar edhe pesë universitete europiane të koordinuara nga Staffordshire University  ( Britania e Madhe).