Therje me thikë në Prishtinë

Therje me thikë në Prishtinë

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar duke e therur me thikë një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Durmishi”,  në orën 13:22 ku viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i  dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.