Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën një grua

Aksident i rëndë në Pogradec, humb jetën një grua

Mëngjesin e sotëm një 45-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja e rënë ndodhi pranë fshatit Hudënisht.

Mjeti tip “Volkswagen”, me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J.

45-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.