Kapet krokodili gjigant në Australi, jeton prej 60 viteve

Kapet krokodili gjigant në Australi, jeton prej 60 viteve

Autoritetet në Australi kanë arritur të kapin krokodilin gjigant 4.7 metra të gjatë, i cili peshon rreth 600 kilogramë.

Krokodili që besohet të ketë mbi 60 vjet, është kapur në ujërat në afërsi të një porti ku ndalen anijet në liqenin Kathryn, transmeton oranews.

Ai konsiderohet si krokodili më i gjatë që ndonjëherë është kapur në këtë zonë. Rekordin për krokodilin më të gjatë të kapur deri më tani, e kishte mbajtur zvarraniku 4.6 metra.

Pasi e kapën, atë e lidhën në rimorkio dhe e dërguan në një zonë tjetër për të jetuar ku nuk do t’i shqetësonte banorët.