Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film

Blerim Destani, John Travollta dhe Morgan Freeman në të njejtin film

Blerim Destani po realizon xhirimet e filmit “The Poison Rose” në krahë me aktorët legjendarë John Travollta dhe Morgan Freeman.

Ky film ka filluar xhirimet që nga maji i këtij viti në Savannah të Georgia nën regji të George Gallo dhe skenar të bazuar në novelën e Richard Salvatore.

Blerimi Destani në këtë film luan karakterin e Lorenzo Rodriquez, emri i karakterit që ai luan ashtu si edhe fotografitë nga xhirimet na asocojnë në një djalosh meksikan me një stil karakteristik.

Filmi është në stilin e dramave detektive të tipit “Chinatown,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye” dhe flet për një ish yll futbolli të cilit i bëhet pikë e dobët një vajzë e cila është në telashe.