Thyhet rekordi, rreth 15 mijë persona vallëzojnë në mes të qytetit

Thyhet rekordi, rreth 15 mijë persona vallëzojnë në mes të qytetit

Një rekord i ri në vallëzimin samba është thyer para pak ditësh në qytetin e turizmit në Filipine.

Më shumë se 15 mijë njerëz, apo 15,230 janë bërë bashkë për të vallëzuar, duke formuar katër rreshta të gjatë 5 kilometra.

Në këtë aktivitet u mblodhën njerëz nga institucione të ndryshme, shkollat private e publike, universitetet, kolegjet, agjencitë, sektorët e biznesit, klube, organizata etj.

U deshën ushtrime intensive për katër muaj rresht, që të arrihet rezultati i dëshiruar.

Për çdo 50 kërcimtarë, ishte një administrator që siguronte se hapat po bëhen në mënyrë të duhur.