Ben Affleck ka parashikuar Spotify dhe Netflix 15 vjet më parë

Ben Affleck ka parashikuar Spotify dhe Netflix 15 vjet më parë

Një video 15 vjeçare, ku Ben Affleck flet për industrinë e muzikës dhe për filmat në kërkesë, është bërë virale në Twitter, me më shumë se 400,000 shikime.

"Ben Affleck parashikoi në mënyrë të përkryer, Spotify dhe Netflix, në një intervistë të rastësishme të vitit 2003", shkroi përdoruesi i Twitter ‘@backus’ kur shpërndau videon në media sociale. "Parashikimi i tij është pothuajse saktësisht i drejtë në lidhje me ekonominë e njësisë së abonimeve vjetore muzikore dhe kohën e ‘online streaming’ të filmit", raporton Fox News.

"Unë mendoj se një sistem vjetor me bazë abonimi është diçka që do funksionojë kjo", argumentoi fituesi i Oskarit. "Ju keni biznesin e muzikës, një biznes prej 3.4 miliardë dollarë në vit, saktë? Që i bie 1.7 milionë njerëz janë në vend që shpenzojnë 200 dollarë në muzikë", transmeton RTKlive.

Affleck shtoi se këta konsumatorë "do të shpenzonin këto dyqind dollarë në vit, çdo vit, për të pasur qasje në të gjithë bibliotekën e muzikës ekzistuese".

Abonimet ‘Premium’ pa reklama të ‘Spotify’, aktualisht kushtojnë 9.99 dollarë në muaj pas një oferte falas prej 30 ditësh. Kompania gjithashtu ofron një opsion falas që përfshin reklama.

Për filmat me kërkesë, ai e parashikoi se do të vepronte në "një strukturë të niveluar". Ai shtoi se "nëse do ta shikosh një film në fundjavën e parë, ndoshta nuk do të jetë në dispozicion," shpjegoi aktori. "Por nëse dëshironi ta shikoni, do të paguani më shumë dhe pastaj shkon në një fazë tjetër në lirimin e filmit, ku do të bëhet më pak e shtrenjtë".

Sipas ‘Mashable’, ‘Netflix’ përfundimisht zbuloi planet për transmetimin përmes kompjuterëve në vitin 2007, katër vjet pas komenteve të Affleck./RTKlive/