Joaquin Phoenix me rolin e ‘Joker’-it në filmin e ri të origjinës

Joaquin Phoenix me rolin e ‘Joker’-it në filmin e ri të origjinës

Warner Bros tha për ‘The Hollywood Reporter’ se filmi, që do të bashkë-shkruhet nga regjisori i "The Hangover", Todd Phillips, do të jetë një "eksplorim i një njeriu të shpërfillur nga shoqëria, që nuk është vetëm një studim i karakterizuar i karakterit, por edhe një përrallë më e gjerë paralajmëruese".

Sipas ‘Variety’, filmi do të zhvillohet edhe në vitet e 80-a dhe nuk do të ndjekë hapat e një filmi tradicional të librave komik, por duket më shumë si një dramë guximtare e krimit, raporton Fox News.

Për fansat që pyesin për Jared Leto, i cili më së fundi luajti famëkeqin në "Suicide Squad", Variety raporton se fituesi i Oskarit do të kthehet në vazhdimin e "Suicide Squad", si dhe një projekt të veçantë të pavarur që do të zhvillohet nga Warner Bros, transmeton RTKlive.