`Indiana Jones 5` shtyhet për vitin 2021

`Indiana Jones 5` shtyhet për vitin 2021

‘Walt Disney Co.’ njoftoi se filmi i pestë i planifikuar për ekskluzivitetin "Indiana Jones", do të lëshohet në korrik të vitit 2021 në vend të vitit 2020. Filmi fillimisht ishte planifikuar për t`u liruar në verën e vitit 2019.

Thuahet se, çështjet e shkrimit janë prapa vonesës. Muajin e kaluar, bashkë-skenaristi i "Solo: Një Star Wars Story", Jonathan Kasdan, u soll për të ndihmuar në shkrimin e skenarit, raporton Fox News.

Steven Spielberg do bëjë regjinë e filmit të fundit "Indiana Jones", me Harrison Ford-in në rolin kryesor. Ford i bën 79 vjet në korrik të vitit 2021, transmeton RTKlive.

Spielberg gjithashtu ka një numër filmash para "Indiana Jones", duke përfshirë një ribërje të filmit të famshëm, "West Side Story."