20 pjesëmarrës koncerti të hospitalizuar, 200 të tjerë u trajtuan

20 pjesëmarrës koncerti të hospitalizuar, 200 të tjerë u trajtuan

Pasi temperatura në Nashville, Tenn., ka arritur në 34 gradë, një numër i madh i pjesëmarrësve të koncertit në ‘Vans Warped Tour’, vuajtën nga sëmundjet që lidhen me vapën.

Sipas ‘Tennessean’, deri tani 20 persona u transportuan në spital dhe 200 persona u trajtuan, raporton Fox News.

Departamenti i Zjarrfikësve në Nashville tha se zjarrfikësit, së bashku me paramedikët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, transportuan 20 njerëz nga Fairgrounds Nashville, ku po mbahet koncerti, transmeton RTKlive.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve në Nashville, Joseph Pleasant, tha se "Ne parashikojmë më shumë, pasi që tenda e ndihmës së parë vazhdon të mbetet e plotë".

Burimi raporton se koncerti, i cili filloi në orën 11:00, pritet të tërheqë së paku 15,000 njerëz në vend, ku pritet të performojnë 60 grupe.