Mourinho tregon arsyen pse u eliminua Belgjika

Mourinho tregon arsyen pse u eliminua Belgjika

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mendon që sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard është lënë prapa në humbjen e mbrëmshme te Belgjikës kundër Francës.

Belgët u elimunan nga Kupa e Botës “Rusia 2018” pasi u mposhtën nga “Gjelat” me rezultat 1-0, raporton RTKLive.

“Mendoj se lojtarët e Belgjikës, mund të shkojnë në shtëpi me një ndenje të keqe ngase mund të bënin më shumë”, tha portugezi.

“Hazard është jashtë, edhe pse beri gjithçka qe mundi, mirëpo jo të gjithë lojtarët dhanë me të mirën. Franca ishte e mirë në pjesët kryesore, u mbrojtën mirë dhe shënuan, ata kontrolluan krejt lojën”, theksoi Mourinho.