19.1 milionë telespektatorë ndoqën ndeshjen Francë-Belgjikë

19.1 milionë telespektatorë ndoqën ndeshjen Francë-Belgjikë

Rreth 19.1 milionë telespektatorë kanë ndjekur dje në mbrëmje në TF1 fitoren e “bluve” ndaj ‘djajve të kuq’ belg (1-0) në gjysmëfinalen e Botërorit, një rekord audience që prej vitit 2016, sipas të dhënave të Mediametrie.

TF1 ka regjistruar një pjesë të audiencës (PDA) prej 70,5% gjatë takimit Francë-Belgjikë, që u transmetua nga Shën Petërburgu.

Stacioni ka regjistruar një pik prej 22,3 milionë telespektatorësh gjatë takimit.

Pa qenë një rekord absolut audience, ky është rezultati më i mirë që prej fillimit të Botërorit, i arritur nga TF1 që prej gjysmëfinales së Euro 2016 të futbollit mes Francës dhe Gjermanisë, transmeton atsh.

TF1 ka kaluar disa herë nivelin e 20 milionë telespektatorëve gjatë Kampionateve Botërore të mëparshme, veçanërisht në 1998 dhe 2006.