Si të përgatisni magnolia me luleshtrydhe

Si të përgatisni magnolia me luleshtrydhe

Përbërësit

1 litër qumësht

2 vezë

2 lugë nisheste

3 lugë miell

1 gotë sheqer

1 vanilje

200 ml Krem

Për ta zbukuruar

luleshtrydhe

1 biskota

Hapat

Në një tenxhere e vendosim qumështin, vezët, sheqerin, nishestën, miellin dhe e përziejmë në temperaturë mesatare.

E përziejmë mirë vazhdimisht glazurën rreth 10 minuta, pasi fillon të trashët e largojmë nga zjarri tenxherën.

Pastaj ia shtojmë vaniljën dhe e përziejmë rreth 5 minuta në vazhdimësi, pasi ti kalon ngrohtësia e parë ia shtojmë kremin dhe e përziejmë.

Biskotat i vendosim në blendar për grimcim, luleshtrydhet i premë në copa të vogla.

Kremin e përgatitur e ndajmë nëpër gota në sasi të barabartë, përmbi ia vendosim biskotat e grimcuar dhe luleshtrydhet.

Magnoliat e formuara i vëmë në frigorifer për pritje rreth 2 orë.

Ju bëftë mirë!