Era Istrefi fillon përgatitjet për performancën në finalen e Botërorit

Era Istrefi fillon përgatitjet për performancën në finalen e Botërorit

Këngëtarja Era Istrefi u shndërrua në senzacionin e këtij muaji të Kampionatit Botëror 2018.

“Live it up” e kënduar në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam është kënga e cila ka shoqëruar çdo ndeshje të kampionatit.

Është konfirmuar se artistja shqiptare do të jetë ajo e cila do të performojë në natën e finale të Kampionatit Botëror 2018, në Moskë.

Ajo këto ditë ka qëndruar në Berlin, ku ka realizuar provat për performancën e saj të natës finale.