Tori Spelling: djali u `shpua` në gozhdët e ekspozuara në Four Seasons

Tori Spelling: djali u `shpua` në gozhdët e ekspozuara në Four Seasons

Tori Spelling tha se djali i saj 15 muajsh, Beau Dean, ishte "shpuar" nga katër gozhda derisa familja po qëndronte në hotelin Four Seasons.

Aktorja u shpreh në Instagram se "Në dhomën e lojërave të fëmijëve, djali im 15 muajsh u shpua nga 4 gozhda të ekspozuara, që nuk duhet të kishin qenë atje dhe krejt çka bënë ata ishte vetëm që pyetën, 'A është mirë?'", raporton Fox News.

Spelling tha se nuk kishte ndonjë "kontroll të detyrueshëm" deri në momentin kur stafi kuptoi se ishte në fakt fëmija i aktores që ishte lënduar.

Nëna e pesë fëmijëve vazhdoi: "Shumë gabim, në shumë nivele. Unë kurrë nuk jam ankuar për ndonjë gjë! Nuk është stili im. Mirëpo, Four Seasons, kjo nuk është në rregull! A ka djali nevojë për një vaksinë të tetanosit?", transmeton RTKlive.

Në një deklaratë për ‘People’, një zëdhënëse e hotelit tha se "mirëqenia e mysafirëve tanë është prioriteti jonë kryesor".