Kryeministri Haradinaj viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Kryeministri Haradinaj viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar këngëtaren e njohur Nexhmije Pagarushën, e cila aktualisht është me trajtim mjekësor. Për vizitën ka njoftuar vetë Haradinaj.

"Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet!

RH", ka shkruar ai.

Fotografia e Ramush Haradinaj