Kroacia – Anglia, formacionet zyrtare

Kroacia – Anglia, formacionet zyrtare

Sot do të kuptohet edhe finalisti i dytë në Kampionatin Botëror.

Në stadiumin Luzhniki të Moskës luhet gjysmëfinalja mes dy befasive të këtij Botërori, Kroacisë në njërën anë dhe Anglisë në anën tjetër.

Për kroatët kjo është gjysmëfinalja e dytë në histori, ku për herë të parë kishin luajtur ndaj Francës në vitin 1998 dhe kishin humbur 1-2.

Kurse anglezët për herë të fundit që kanë luajtur në një gjysmëfinale ka qenë Botërori i vitit 1990 i mbajtur në Itali dhe janë mposhtur nga Gjermania pas penalltive.

Kroacia luan me formacionin e njëjtë sikurse në ndeshjen me Rusinë, ku edhe mbrojtësi Sime Vrsaljko që pritej të mungonte për shkak të lëndimit, ka shtrënguar dhëmbët dhe do të luajë që nga minuta e parë.

Edhe trajneri Gareth Southgate ka zgjedhur 11 futbollistët e njëjtë që luajtën në sfidën ndaj Suedisë.

Formacionet zyrtare: Kroacia: Subasiç, Vrsaljko, Striniç, Lovren, Vida, Rakitiç, Modriç, Brozoviç, Perisiç, Rebiç, Mandzukiq.

Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Young, Henderson, Lingard, Dele Alli, Sterling, Kane.