LIVE: Kroaci-Angli 2-1

LIVE: Kroaci-Angli 2-1

Pas gjysmëfinales së mbrëmshme mes Francës dhe Belgjikës, emocionet e Botërorit “Rusia 2018”, vazhdojnë sonte me përballjen Kroaci-Angli.

Kroatët dhe anglezët po ballafaqohen në Moskë, në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit “Rusia 2018”, raporton RTKLive.

Ballafaqimi mes kroatëve dhe “Tre Luanëve”, pritet të sjell një super-ndeshje, sepse të dy skuadrat janë përgatitur maksimalisht që ta fitojnë këtë ndeshje, dhe të prekin finalen e madhe të këtij botërori.

Anglia furishëm e ka nisur përballjen me Kroacinë, duke kaluar në epërsi përmes Tripper (5’) nga goditja e lirë.

Kroatët e kanë barazuar rezultatin në 1-1, në përballje me Anglinë. Është Ivan Perisiç (68’), i cili shënoi gol, duke e rikthyer në lojë skuadrën kroate.

Kroatët kanë kaluar në avantazh kundër Anglisë me golin e Mario Mandzukiç, i cili realizoi gol në minutën e 109-të të lojës shtesë, për ta kaluar Kroacinë në epërsi prej 2-1.