Rita: Faleminderit që më dhatë këtë simbol të bukur të Prishtinës

Rita: Faleminderit që më dhatë këtë simbol të bukur të Prishtinës

Këngëtarja shqiptare me e famshme në botë, Rita Ora e ka falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj për dhuratën që i ka dhënë një ditë më parë në Londër.

“Faleminderit Kryeministrit të Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme!!! Faleminderit që më dhatë këtë simbol të bukur të Prishtinës, të quajtur “Hyjnesha në fron”. Unë jam shumë e nderuar dhe falënderuese për mbështetjen nga vendi”, ka shkruar Rita në Instagram.