Kroacia përmbys Anglinë, prek finalen e madhe të Botërorit

Kroacia përmbys Anglinë, prek finalen e madhe të Botërorit

Kroacia është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Kroatët sonte në Moskë, mundën Anglinë, me rezultat 2-1, në lojën shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll baras 1-1, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së këtij botërori.

Ballafaqimi mes kroatëve dhe “Tre Luanëve”, ka dhënë një lojë interesante, ku në pjesën e parë anglezët bën paraqitje më të mirë, madje, vetëm pas pesë minutave kaluan në epërsi më një super-gol te Trippier (5’) nga goditja e lirë, raporton RTKLive.

Në fraksionin e dytë të lojës, ishin kroatët ata që dominuan në terren, bën presion të madh drejt portës së anglezëve, duke e kërkuar vazhdimisht golin e barazimit të cilin e arritën me anë te Ivan Perisiçit në minutën e 68-të, rezultat më të cilin edhe u mbyll koha e rregullt e kësaj sfidë.

Kroatët edhe në lojën shtesë, u shfaqen më të rrezikshëm, derisa skuadra e Anglisë, hasi në vështirësi për të ndalur të përzgjedhurit e Daliç.

Mario Mandzukiç në minutën e 109-të shënoi golin e fitores për Kroacinë, duke siguruar finalen e madhe të Botërorit “Rusia 2018”, ku të dielën pasdite do të ndeshet me Francën.

Ndërsa Anglia të shtunën do të luajë me Belgjikën në ndeshjen për vendin e tretë.

RTKLive