Heroi i Kroacisë shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA

Heroi i Kroacisë shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes nga FIFA

Në “Luzhniki Stadium” u luajt gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Kroacia fitoi me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë, duke dalë për herë të parë në historinë e saj në një finale Botërori.

Perisic dhe Mandzukukic shënuan për kroatët, duke përmbysur dizavantazhin me golin e shpejtë të anglezëve të shënuar nga Tripier.

FIFA ka shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes Ivan Perisic.