Tërmetet kthehen në Shqipëri

Tërmetet kthehen në Shqipëri

Lëkundje të shumta sizmike kanë karakterizuar ditën e sotme në Shqipëri.

Sërish epiqendra e tyre ka qenë Gjiri i Lalzit dhe Hamallaj në Durrës.

Sipas të dhënave që mblidhen e përpunohen nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti më i fuqishëm ka rënë në mesditë në orën 14:00 me lëkundje 2.5 ballësh i shkallës Rihter.

Lëkundje ka pasur edhe gjatë natës ndërsa deri në orën 20:00 kanë rënë tetë tërmete të shkallëve të ndryshme, por kryesisht të lehta./ Koha Jonë