Deçani dhe Ulqini shprehen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Deçani dhe Ulqini shprehen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka takuar kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiq me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në fushën e zhvillimit turistik dhe ekonomik të komunave të binjakëzuara.

Ai përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi në Ulqin ka ftuar homologun e tij që të jetë pjesë e Panairit Veror 2018 që mbahet më 20 dhe 21 korrik.