Rifreskohet Alfa Romeo Giulia për 2019

Rifreskohet Alfa Romeo Giulia për 2019

Alfa Romeo Giulia hyn në vitin e tretë dhe kompania italiane ka vendosur të bëjë disa ndryshime në perlën e saj për vitin e ardhshëm.

Pasi modeli është relativisht ende i ri, Alfa Romeo ka vendosur të bëjë disa ndryshime të vogla për versionin Giulia Ti Sport.

Nga ana tjetër, Giulia Quadrifoglio më e fuqishme është freskuar pak më seriozisht.

Giulia ka marrë disa pako të reja si Nero Edizione me maskën e përparme të errët, retrovizorët që mbyllen, etj.

Blerësit mund të përzgjedhin ndërmjet Ti Sport Carbon në  Giulia Ti Sport me detaje karboni në eksterier. Përveç kësaj, Giulia për 2019 do të ofrojë ulëse të pasme me ngrohje, sistemin e alarmit premium, paletën e re të ngjyrave dhe të tjera.

Giulia dhe Giulia Ti kanë motor 2.0 litra turbo me katër cilindra që sigurojnë  280 kuaj fuqi.  Giulia Quadrifoglio ka motor 2.9 litra V6 me 512 kuaj fuqi dhe nga 0-100 km/h përshpejton për 3.8 sekonda, me shpejtësi maksimale prej 307 km/h.