Përfitimet e vitaminës E, në shëndetin tonë

Përfitimet e vitaminës E, në shëndetin tonë

Përzierja e Vitamines E është zbuluar në vitin 1922 nga dy shkencëtar dhe së pari është emëruar si ‘faktori x’ në vajra të perimeve. Zbulimi është publikuar në peer review journal në vitin 1922 me emrin ‘Faktori X dhe faktori anti-sterilitetit’: U zbulua se Vitamina E parandalonte absorbimin e vezës së fekonduar. Emri u ndryshua në vitaminë E pasi që faktori i ri i porsazbuluar vinte mu pas Vitamines D.

Me vazhdimin e viteve, vazhduan edhe hulumtimet në Vitaminen E. Vaji u izoluar nga lë embrioni grurit në vitin 1936 dhe struktura e vitamines E është përshkruar në vitin 1938, në të njëjtin vit edhe është sintetizuar. Në vitin 1940 nga mjek të Kanadas ishte zbuluar se sëmundja koronare e zemrës parandalohej pjesërisht duke ju falënderuar Vitamines E.

Për vite me radhe njerëzit kanë besuar se të shtosh vitaminat me anë të suplementarëve është mënyra më e mirë. Por, shkenca ka vërtetuar se të marrësh vitaminat përmes të ushqyerit është më lehtë për trupin që ti absorboj ato. Ka tetë lloje të vitamines E në natyrë, por vetëm njëra është sintetike që është tipike e suplementarëve. Vitamina E gjithashtu funksionon më së miri kur kombinohet me disa vitamina tjera që mundëson absorbimin e suksesshëm nga trupi.

Lëkura, Floku dhe Thonjtë

Organi më i madh në trup është lëkura. Për shkak se lëkura është vazhdimisht e ekspozuar ndaj elementeve të jashtëm, ajo mund të pësoj dëme. Ky dëm shpesh shkaktohet nga rrezet ultravjollcë (UV). Vitamina E duket se lejon disa molekula të ndikojnë në qeliza pa lënë dëme mbrapa. Kjo vitaminë në dietë mund të udhëtoj tek lëkura dhe ndihmoj asaj. Kur aplikohet në lëkurë Vitamina E parandalon[wp-like-locker] dëmet nga dielli.

Thonjtë dhe flokët janë të krijuara nga keratini dhe Vitamina E kontribuon në formimin e shëndetshëm të te dyjave. Flokët dhe thonjtë duken më të forta, kanë më shumë shkëlqim dhe rriten më shpejt kur kjo vitaminë shtohen në të ushqyer (sigurohet me anë të ushqimeve që përmbajnë vitaminën E). Membrana qelizore në lëkurë riparohet më lehtë dhe mirëmbahen më mirë.

Mbrojtja Nga Kanceri

Disa studime kanë vërejtur se ka deri në 50% zvogëlim të disa kancereve tek njerëzit që ushqehen me ushhqime të pasura me vitamine E. Struktura qelizore përkrahet nga vitamina E. Kanceri zakonisht formohet nga mutacioni i qelizave. Vitamina E parandalon këtë mutacion duke ndihmuar qelizat që të mbajnë strukturën e tyre normale. Dy kancere që kishin zvogëlim të dukshëm janë kanceri i prostates dhe kanceri i fshikëzës së urinës.

Përderisa Vitamina E nuk e shëron kancerin të ndihmosh duke parandaluar fillimin e tumoreve malin është një hap shumë i mirë për njerëzit e predispozuar ndaj kancerit përmes prirjeve gjenetike apo edhe vetë stilit të jetës që bëjnë. Një funksion shumë mirë i njohur i Vitamines E është ‘përzierja antioksidues’ e tyre. Vitamina E ndihmon në përcjelljen e radikalëve të lirë dhe shoqërimin e tyre jashtë nga trupi.

Sëmundja Alzheimer-it

Një dobi tjetër e Vitaminës E është zvogëlimi shumë i madhë i rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit. Suplementarët me vitaminë E nuk kanë pasur kurrfarë efekti në zvogëlim të rrezikut, por  Vitamina E nga ushqimet e pasura me të është parë se zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së alzheimerit me një përqindje mahnitëse prej 67%. Ky rezultat është shpresëdhënës për njerëz që mund të janë në rrezik më të madh ndaj kësaj sëmundje për shkak të historisë familjare. Vitamina E nuk e zhbënë semundjen e Alzheimer-it, por nuk ka dëm nëse u shton këtë vitamin në dietën e këtyre pacientëve.

Stresi Oksidues

A e ke ditur se edhe trupi juaj ndryshket? Përderisa njerëzit nuk zhvillojnë ndryshk që të duket si ndryshku i hekurit, prapë se prapë oksigjeni mund të bëjë që qelizat të bëhen tejet reaktive. Ky proces dëmton qelizën së bashku me ato përreth saj dhe quhet stres oksidues. Një grup vitaminash punojnë së bashku për ta mbajt oksigjenin të egërsohet së tepërmi dhe dëmtoj qelizat. Vitamina E punon me Vitaminën C, Vtiaminën B3 dhe selenin për ta parandaluar këtë që të ndodh.

Dobitë Tjera

Ka disa zëra se Vitamina E mund të ndihmoj trupin që të luftoj sëmundjet dhe zvogëloj mundësinë e zhvillimit të disa gjendjeve. Lista e këtyre gjendjeve shëndetësore është e gjatë. Për shkak të natyrës së Vitaminës E dhe mënyrës se si ndihmon mirëmbajtjen e shëndetit qelizor, është e mundshme se Vitamina E mund të luaj rol në luftimin e disa sëmundjeve. Shëndeti organeve është i rëndësishëm në luftimin e sëmundjeve dhe kështu të gjitha organet mund të përfitojnë nga shtimi i Vitamines E në dietë (ushqime). I tërë trupi është i bërë nga qelizat dhe shkenca ka filluar të gjej shenja se Vitamina E ndihmon në ‘sinjalizimin’ qelizor. Ky sinjalizim mundëson qelizat të kryejnë funksionet e tyre dhe informojnë qelizat tjera se është koha e punës./