A është e rrezikshme pudra e bebes?

A është e rrezikshme pudra e bebes?

Kohët e fundit shumë prindër nuk po përdorin më pudër për bebet e tyre dhe kjo ka qenë një goditje e madhe financiare për prodhuesit e këtij produkti.

Një nga këto firma ka paguar gati 4.7 miliardë dollarë pasi 22 gra e paditën, duke pretenduar se pudra shkaktoi kancerin e tyre ovarian.

Në fakt pudra e bebes është klasifikuar “një rrezik” përpara shumë kohësh.

Organizata Amerikane e Pediatrisë ka këshilluar prindërit kundër pëdorimit të këtij produkti vite më parë, jo për shkak të rreziqeve të kancerit, por sepse fëmija mund të thithte pluhurin.

Kjo mund të kthehet në diçka të rrezikshme, madje edhe fatale në rastet më të rënda.

Shumica e pediatërve rekomandojnë të mos përdoret, por në rastet kur prindërit nuk duan të heqin dorë nga ky produkt, të paktën duhe të jenë të vetëdijshëm që pluhuri mund të thithet nga bebet dhe të shkaktojë një reaksion pneumonik”.

Sipas një përditësimi të vitit 2015, organizata këshillon prindërit që e përdorin që ta mbajnë sa më larg fytyrës së foshnjes, pasi raportet e fundit kanë treguar se është shumë e dëmshme për mushkëritë.

Përdorimi i pudrave ka rënë shumë gjatë 5-8 viteve të fundit megjithatë ka nga ata që e përdorin thjesht për hir të traditës, ose sepse tek disa fëmijë funksionon shumë mirë.

Kujdes!

Nëse do të përdorni pudër në pjesën e poshtme të foshnjës, sigurohuni që ata të mos kenë kontakt në fytyrë me renë e pluhurit që do të krijohet dhe nëse jeni të shqetësuar bisedoni me mjekun për produktet alternative që mund të përdorni.