Eliminohët tërësisht lista e pritjes së pacientëve për stentim

Eliminohët tërësisht lista e pritjes së pacientëve për stentim

Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka arritur që pas shume viteve të eliminojë tërësisht listën e pritjes së pacientëve për stentim. Drejtori i kësaj klinike, Tefik Bekteshi, tha për Radio Kosovën se angazhimi 24 orë i stafit të klinikës ka bërë që në Kosovë mos të ketë më pacientë që presin për stentim.

Vite më parë, pacientët me probleme në zemër, përpos sëmundjes u ballafaquan edhe me probleme të shumta financiare, duke kërkuar trajtim mjekësor në klinikat private. Ndërsa tani nuk do ketë më   probleme të tilla, sepse çdo pacient do të trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha thënë për Radio Kosovën drejtori i Kardiokirurgjisë me Kardiologji  Invanzive, dr. Tefik Bekteshi.

“I kemi hy listës së pritjes për  stentim dhe do të duhej , pra  në të ardhmen çdo pacientë i cili ka nevojë për këtë procedurë menjëherë  do të realizohet stentimi” , tha Bekteshi.

Këtë e dëshmojnë edhe disa nga pacientët të cilët kanë  marrë shërbim të menjëhershëm  në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 “ Shumë mirë me mjekë me krejt mirë shumë kena kaluar. Sot në mëngjes kam ardh , i kam ngjit edhe  para një muaji edhe dy stenta  edhe sot e kam vendos edhe një dhe mirë kam kaluar . A ka ma mirë se me i kry në vendin tënd me sëmundje e me krejt ‘’.

Tani e tutje prioritet do të jetë largimi i listës së pritjes për koronarografi, e që është rreth 400 pacientë, ka thënë dr. Bekteshi.

“ Për koronografi është problemi i  numrit  enorm të kërkesave para tetë muajve. A e dini që në këtë listë kanë qenë  1052(një mijë e pesëdhjetë e dy ) pacientë, ndërsa sot janë duke pritur diku rreth  450 ( katër qind e pesëdhjetë ) pacientë .Çdo muaj kjo listë  pasurohet diku me 100 ( njëqind ) pacientë, ndoshta nuk janë të gjitha kërkesa të  arsyeshme  por sido qoftë kolegë prej terreni kanë kërkesa të tilla dhe ne jemi këtu për t’i realizuar.”

Dr Bekteshi tha se  QKUK është furnizuar mirë me stenta për një kohë afatgjate dhe nuk pritet që të ketë destabilizim të kësaj situate.

Autor: Vaide Morina