Ja se çfarë i ndodh trupit nëse pini vetëm një gotë ujë në ditë

Ja se çfarë i ndodh trupit nëse pini vetëm një gotë ujë në ditë

Ekspertët rekomandojnë që të pini rreth 2 litra ujë në ditë.

Kjo është e barabartë me rreth 8 gota ujë! Por sa e sa herë e keni mbyllur ditën duke pirë ndoshta vetëm një apo dy gota ujë! Faki që ekzistojnë aplikacione që të kujtojnë të pish ujë do të thotë që shumë njerëz harrojnë!

Por nëse ju nuk do të konsumoni sasinë e mjaftueshme të ujit, do të keni jo pak probleme! Ne do t’i rendisim ato më poshtë:

Rrahje të çrregullta të zemrës
Një nga arsyet pse duhet të konsumoni shumë ujë është që të mbani vëllimin e gjakut në vlera optimale ! Nëse pini vetëm 1 gotë ujë në ditë, gjaku juaj mund të jetë shumë i hollë. Kjo është arsyeja pse mund të përjetoni rrahje të çrregullta të zemrës , pasi ky organ do të punojë më shumë për t’u siguruar që indet dhe organet e trupit janë duke marrë oksigjenin që i nevojitet, transmeton living.al.

Tension i ulët i gjakut
Nëse do të kosnumoni vetëm një gotë ujë gjatë gjithë ditës, tensioni i gjakut do të ulet duke ju shkaktuar dobësi, marrje mendsh dhe humbje fuqie.

Dhimbje koke
Sipas mjekëve, dehidratimi është ndër arset kryesore të dhimbjes së kokës. Nëse nuk do tëp init ujë mjaftueshëm koka do t’ju dhembë pasi truri është rreth 57 për qind e ujë. Nëse nuk e “hidratoni” atë do të përjetoni dhimbje nga më të lehtat deri tek ato më të rëndat. Mjekët thonë gjithashtu se sasia e pakët e ujit mund të bëjë që ju të ndiheni letargjike dhe pa humor sepse nivelet e ulëta të ujit në tru mund të ndikojnë edhe në përbërjen e tij kimike.

Dhimbje muskulore
Muskujt tuaj kërkojnë ujë në mënyrë që të funksionojnë shumë mirë. Nëse pini jo më shumë se 1 gotë uji në ditë, atëherë muskujt do të sforcohen për të kryer procesin e lëvizjes.

Kapsllëk
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse dieta juaj nuk është e pasur me fibra! Mungesa e këtyre të fundit dhe dehidratimi shkakton probleme me aparatin tretës.