Ky robot ju palos rrobat, por jo çorapet

Ky robot ju palos rrobat, por jo çorapet

Kompania japoneze Seven Dreamers ka krijuar një robot që palos robat, të quajtur Laudroid. Makineria është e një forme dollapi të gjatë.

Rrobat vendosen në një sirtar në fund të saj, merren nga dy krahë robotike dhe palosen, teksa Inteligjenca Artificiale njeh llojin e veshjes.

“Për këtë t-shirt, AI mat gjatësinë dhe gjerësinë për të përcaktuar çfarë duhet të palosë, në cilin drejtim duhet ta palosë, ku është pozicioni i qafës dhe për ta parë nëse është para apo pas”, thotë administratori i Seven Dreamers, Shin Sakane.

Laundroid organizon robat edhe sipas anëtarëve të familjes apo llojit të tyre. I lidhur me VviFi vjen me një aplikacion që gjurmon gjithçka që ndodh duke krijuar një pamje virtuale të dollapit. Procesi është ende shumë i ngadaltë, pasi i duhen 5 orë për një proces të plotë, ndërkohë që nuk palos çorapet. Porositë e hershme nisin këtë vjeshtë dhe roboti fillimisht do të jetë i vlefshëm në Japoni, SHBA dhe një pjesë të Kinës për vetëm 16 mijë dollarë.