Maqedoni: Rroga mesatare në muajin maj ishte 24.509 denarë

Maqedoni: Rroga mesatare në muajin maj ishte 24.509 denarë

Rroga neto mesatare në maj të këtij viti ishte 24.059 denarë, 7,1 për qind më e lartë nga maji i vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rritja e këtillë i përket, para se gjithash rritjes së neto rrogës të paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Objekte për akomodim, dhe veprimtari servise me ushqim (23.1 për qind), financim i veprimtarive dhe veprimtari të sigurimeve (17.4 për qind) dhe Informacione dhe komunikimeve (15,3 për qind).

Rritja në krahasim me muajin e ardhshëm është regjistruar në sektorët: Veprimtari financiare dhe veprimtari të sigurimit 919.2 për qind), Objekte për akomodim dhe veprimtari servise me ushqim (13,9 për qind) dhe Industri përpunuese (3,1 për qind).

Rroga bruto e paguar mesatare mujore për një të punësuar, në maj të vitit 2018 ka arritur 35.983 denarë.