Drenasi asgjëson 78 kg mish pa afat,po transportohej ilegalisht

Drenasi asgjëson 78 kg mish pa afat,po transportohej ilegalisht

Drejtoria e Inspeksionit, përkatësisht Inspektorët komunal në bashkëpunim me Stacionin Policor në Drenas, kanë inspektuar mallin gjatë kontrollit në territorin e Komunës së Drenasit.

Përmes një komunikate, komuna ka bërë të ditur se gjatë inspektimit kanë vërejtur mall të dyshimtë dhe pas inspektimit, është konstatuar se një person është zënë duke bërë transport në veturën e tij me produkte të mishit me afat të skaduar (78 kg) dhe pa faturë përcjellëse që është në kundërshtim me dispozitat e nenit 17 të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Andaj, duke u bazuar në dispozitat e nenit 21 (1) të Ligjit për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut është bërë konfiskimi i mallit dhe asgjësimi i tij sipas dispozitave të nenit 18 të këtij Ligji.
Komuna e Drenasit u ka bërë lutje të gjitha bizneseve që të respektojnë Ligjin për Tregti të Brendshme, duke larguar nga shitja të gjithë artikujt pa afat.