Krijuesi i `Walking Dead` adreson largimin e Andrew Lincoln

Krijuesi i `Walking Dead` adreson largimin e Andrew Lincoln

Kirkman, i cili krijoi serinë e librit komik, në të cilin është bazuar seria, kur u pyetën rreth thashethemeve të daljes së Lincoln, tha se "Ashtu po duket".

Gjatë një interviste për ‘IMDB’ në San Diego ‘Comic-Con’, Kirkman tha se "Kjo bën dallimin mes librit komik dhe shfaqjes më të theksuar", raporton Variety.

"Mirëpo, në fund të ditës, e gjitha është për Andrew Lincoln," vazhdoi ai. "Ai është një qenie njerëzore. Ai është dikush që kam njohur për pothuajse një dekadë, dikush që e dua. Ai ka djersitur në Gjeorgji, larg familjes së tij për një kohë shumë të gjatë", transmeton RTKlive.

Lincoln, i cili ka qenë me shfaqjen që nga episodi i tij i parë, nuk është i vetmi personazh i rregullt i serisë që, thuhet se, do të largohet këtë sezon nga "The Walking Dead". Lauren Cohan, e cila luan personazhin ‘Maggie’, do të shfaqet vetëm në një pjesë të vogël të episodeve në sezonin e 9-të, pasi ajo ka nënshkruar marrëveshje për të luajtur në dramën e re të spiunazhit "Whisky Cavalier".