“Për rritje të ekonomisë flasim pas përmirësimit të sundimit të ligjit

“Për rritje të ekonomisë flasim pas përmirësimit të sundimit të ligjit

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Stjaastad, në pjesën e dytë të intervistës së dhënë për KosovaPres, ka folur për tregun e Kosovës, si dhe klimën për ngritje të ekonomisë në Kosovë.

Në këtë drejtim, ambasadori ka thënë se bizneset nga Kosova dhe Norvegjia do të mund të krijonin një bashkëpunim potencial në sektorin e energjetikes, duke pasur parasysh profilin e bizneseve norvegjeze dhe atyre kosovare. Megjithatë për të folur për rritje ekonomike, sipas tij, së pari duhet të përmirësohet sundimi i ligjit në Kosovë, në mënyrë që investuesit e huaj të mund të parashikojnë atë që i pret para se të investojnë.

Strand Stjaastad: Bizneset pyesnin pyetje logjike, për sundim të ligjit dhe korrupsion...

“Kur bizneset norvegjeze më pyesin se si është tregu i Kosovës, mund t’iu jap disa shembuj të qasjes së tyre dhe mënyrës se si ata mendojnë dhe kur më pyesin, pyetjet e tyre janë shumë logjike, duke u fokusuar në sundimin e ligjit dhe kundër korrupsionit, për shembull,  nëse ata blejnë një pronë në Kosovë, a mund të jenë të sigurt se ka dokumentacion të pronarit të duhur, a mund të jenë të sigurt se ata do të respektohen në Kosovë, a mund të jenë të sigurt se pagesat do të bëhen sipas kushteve ose referencës, a mund të jenë të sigurt se ata mund të importojnë pajisjet për proceset e prodhimit përmes autoriteteve të tjera të korruptuara doganore, administratës doganore...prandaj mendoj se kur flitet për mënyrën e rritjes së ekonomisë dhe sektorit të biznesit, mendoj se ju e keni në të vërtetë edhe në lidhje me këto çështje duhet të përpiqeni të përmirësoni situatën e sundimit të ligjit, seps e zgjidh problemin e bizneseve, sot nuk kemi investime të mëdha në Kosovë, shpresoj se do të ketë ndryshime në vitet e ardhshme, supozimi im do të ishte se potenciali më i madh për biznesin norvegjez, duke marrë parasysh profilin e biznesit norvegjez në përgjithësi ndoshta do të ishte brenda sektorit të energjisë edhe sektorit të TIK-ut, dhe në ato fusha shpresoj që Kosova mund të tërheqë disa investime nga Norvegjia në vitet e ardhshme”, ka  thënë ambasadori norvegjez.

Ai tutje ka vlerësuar se përkundër vështirësive, Kosova ka arritur progres që prej shpalljes së pavarësisë. Por qytetarët,  sipas tij, me të drejtë kanë pritshmëri më të mëdha.

Ambasadori norvegjez: Ka përparim, por pritshmëritë e qytetarëve janë më të mëdha

“Mendoj se rritjet e shpejta të pritshmërive janë të mira sepse shtyjnë të reformohen, mendoj se natyrisht për Kosovën, integrimi në strukturat euroatlantike do të ndihmojë për të sjellë një progres, normalitet dhe përmirësime në Kosovë, por nxitësi më i rëndësishëm për ndryshim është gatishmëria në Kosovë midis politikbërësve në mesin e njerëzve për të reformuar dhe shpresoj se kjo do të reformohet dhe do të bëjë përparimin më të shpejtë dhe shpresoj që edhe kosovarët do të përqafojnë modernizimin, kjo do të thotë të jesh i hapur dhe të përqafosh modernizimin, duke ndryshuar shoqërinë e ligjit dhe kjo është gjithashtu qëllimi i integrimit në BE në një qëndrim logjik, gjithashtu edhe për të inkurajuar partitë politike në Kosovë, dhe së fundmi do të thosha se unë mendoj se do të ishte shumë mirë për Kosovën nëse ka më shumë konsensus politik në vend. Unë mendoj se herë pas here, vendi po përballet me sfida të mëdha dhe partitë duhet të ulen dhe të lënë mënjanë dallimet e tyre partiake dhe duhet të përpiqen që të përcaktojnë një vizion të përbashkët, një objektiv të përbashkët për të mirën e kombit dhe të trajtojnë çështjet thelbësore, si dhe të përcaktojnë interesin kryesor të shtetit. Unë mendoj se historia tregon se vendet që janë në gjendje të krijojnë një konsensus të gjerë dhe të mobilizojnë të gjitha llojet e forcës së shoqërisë dhe partive politike kanë gjasa shumë më të mëdha përparimi dhe përmirësimi në klimën politike të vendit.  Këtu është e ashpër dhe e vështirë, kështu që do të ishte ajo që unë do të shpresoja për Kosovën në vitet që do të vijnë”, ka thënë ambasadori.

Ambasadori ka folur edhe për kulturën kosovare, duke veçuar mikpritjen si virtyt të mirë.

Strand Stjaastad: Kosovarët miqësor dhe të talentuar

“Ndoshta gjëja që unë e dua më së shumti sa i përket kulturës  kosovare është mikpritja, mendoj se njerëzit janë shumë mikpritës, ata janë shumë miqësorë dhe sigurisht që ka të mira për marrëdhëniet shoqërore, është gjithashtu e mirë për ndërtimin e shoqërisë së qëndrueshme. Nëse ka një gjë që më mungon, ndoshta është që kosovarët duhet të tregojnë pak më shumë përgjegjësi kur bëhet fjalë për pastrimin e ambientit, sipas mendimit tim ka shumë mbeturina përreth të cilat në fakt janë shumë të panevojshme dhe i japin vendit një imazh të keq në mesin e turistëve dhe vizitorëve, por them që kosovarët janë njerëz miqësorë dhe të talentuar dhe jam i bindur se ata do të jenë në gjendje të ndërtojnë një të ardhme të mirë për shoqërinë në vitet në vijim. Jam i sigurt”, ka thënë ambasadori.

Norvegjia është ndër shtetet  e para evropiane që kishte njohur pavarësinë e Kosovës. Zyrtarisht njohja ishte njoftuar më 28 mars 2008, mirëpo Norvegjia qysh më 20 shkurt, tre ditë pas shpalljes së pavarësisë, kishte paralajmëruar njohjen e Kosovës.