Ilir Tafa në Pula Film Festival!

Ilir Tafa në Pula Film Festival!

Në Pula Film Festival, filmi "Zhaba" (“Bretkoca”) shpërblehet me dy çmime!

Në edicionin e 65 të festivalit të filmit në Pula të Kroacisë, ndër filmat fitues është edhe filmi “Zhaba”, në të cilin interpreton edhe aktori kosovar, Ilir Tafa.

Arena e artë për filmin më te mirë iu nda filmit "Zhaba" të regjisorit Elmir Jukić.

Duke iu falënderuar një teksti të mrekullueshëm dramatik dhe lojës së shkëlqyeshme të të gjithë ansamblit të aktorëve kemi realizuar një film shumë të suksesshëm që shfaq traumat e pasluftës të personazheve e të cilët na jane bërë shumë të afërt e të njohur.

Shpëblimi iu nda për qasje minimaliste të regjisë, me numër minimal të aktorëve, skenave e lokaliteteve, duke lënë një përshtypje të fuqishme emocionale./FaktePlus/