Lëndohet duke punuar në fabrikë

Lëndohet duke punuar në fabrikë

Një person në Vushtrri ka pësuar lëndime trupore, derisa ishte duke punuar në një fabrikë.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore në rrethana të panjohura dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.