Piktori Petrit Halilaj me ekspozitë interesante në Bernë

Piktori Petrit Halilaj me ekspozitë interesante në Bernë

Piktori kosovar Petrit Halilaj, do ta rrëfejë historinë e atdheut të tij në qendrën "Paul Klee" në Bernë.

Piktori Petrit Halilaj (32) ka lindur në Kostërc (Kosovë) dhe gjatë luftës u arratis me familjen e tij nga fshati i lindjes Runik.

Ai tani jeton në Berlin, ndërsa në qendrën “Paul Klee” në Bernë do ta paraqesë ekspozitën e tij më të re “Shkrepëtima”.

Në fshatin e tij të lindjes në Runik, ndodhen zbulimet më të rëndësishme neolitike në Europën Jugore. Gjatë ndërtimit apo riparimit të ndonjë shtëpie, ato pothuajse shfaqen në sipërfaqen e tokës. Dhe fshatarët i mbledhin dhe i mbajnë për vete.

Një mik i shkollës kishte mbajtur gjithmonë figurën e një hyjnie në xhepin e tij, e cila dyshohet se mund të jetë rreth 7000-vjeçare, thotë Halilaj.

“Është shumë e zakonshme që njerëzit të kenë me vete gjetje të tilla arkeologjike që i përdorin ato, për shembull, si një shpuzore”. Ata nuk duan më gjetjet e tyre t’ia dorëzojnë shtetit, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.

Një veprim të tillë e kishin bërë në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar dhe gjërat u zhdukën në kryeqytetin e atëhershëm të Beogradit, për të mos u parë më asnjëherë.

Në këto 505 gjetjet e humbura të Runikut, ose fotografitë e tij, Petriti frymëzohet, iu jep formë nga balta gradualisht dhe i ndërton ato si skulptura në një instalim video.

Në shtatë filma paralel, banorët e Runikut tregojnë për gjetjet e tyre të vlefshme, si i kanë gjetur ato, çfarë do të thotë për ta – ata rrëfejnë histori derisa vija mes realitetit dhe imagjinatës bëhet e paqartë. Sepse gjithçka është vetëm një kujtim, një e kaluar e pakthyeshme.

Pra, historia për këto objekte të Epokës së Gurit është gjithashtu tregimi i Petrit Halilajt dhe atdheut të tij.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 19 gusht 2018 në Zentrum Paul Klee në Bernë.