“Të jetosh vertikalisht”, kronikë për tre shekuj

“Të jetosh vertikalisht”, kronikë për tre shekuj

Javë më parë është promovuar libri “Të jetosh vertikalisht”, i autorit i Lush Isufaj.

Autori Lush Isufaj tha se ky libër ka 703 faqe dhe shtjellon periudha të ndryshme historike që janë zhvilluar në tri shekuj, duke ndriçuar të kaluarën që bazohet në trevat e Dukagjinit.

“Ky libër është një kronikë që tregon ngjarjen që nga Lidhja e Prizrenit e deri në pavarësinë e Kosovës”, tha ai në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Autori rrëfimin kolektiv të shoqërisë në histori e fillon nga familja e vendlindja e tij, Juniku.

Ky libër rrëfime të personaliteteve të trevës së Junikut dhe Deçanit mund të gjenden me një gjuhë të qartë në këtë libër.

Autori Lush Isufaj tha se në libër është munduar që t’i përfshijë fakte që nuk janë përfshirë në veprat e autorëve të tjerë.

Autor: RTKlive