Sot në Odën e Librit diskutohet për Niçen

Sot në Odën e Librit diskutohet për Niçen

Klubi “Oda e Librit” sot mbledh lexuesit për të debatuar rreth librit “Kur qau Niçja” të autorit Irvin D. Yalom. Takimi do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare, në ora 17:00.

“Zhozef Brojer, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij. Frehdrih Niçe, filozofi i madh evropian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi… Për më shumë, shihemi me 2 gusht në Bibliotekën Kombëtare (amfiteatri i vogël), nga ora 17:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Organizatorët kanë njoftuar që në fund të takimit, Libraria Buzuku do të dhurojë tre libra për të pranishmit.

Oda e Librit është koncept i klubit të librit që organizohet çdo muaj nga OJQ “ETEA” dhe Termokiss, dhe përkrahet nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.