Brestovci: Prodhimet e Kosovës do të plasohen në tregun gjerman

Brestovci: Prodhimet e Kosovës do të plasohen në tregun gjerman

Shumë shqiptarë kudo në botë janë treguar të suksesshëm në punë dhe në karrierë e shumë prej tyre kanë biznese të suksesshme në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Ndër ta është edhe z. Bekim Brestovci nga qyteti i Lipjanit, i cili ka shkuar në Gjermani, që në vitin 1993

Z. Brestovci këto ditë ka marrë çmimin “Mërgimtar i vitit” nga ministria e diasporës dhe investimeve strategjike për suksesin që ka treguar në fushën e afarizmit. Ai është edhe drejtor menaxhues i Unionit të Bizneseve Shqiptare-Gjermane, një organizatë kjo që ka një strategji të fuqizimit dhe rrjetëzimit të bizneseve shqiptare në Gjermani, por komunikon mirë edhe me organizata të ngjashme në vende të tjera. Në një intervistë për Radio Kosovën, z. Brestovci thotë se do të investojë në Kosovë, duke ndihmuar paraprakisht bizneset ekzistuese. Në muajin shtator ai do ta sjellë në Kosovë një delegacion prej ekspertëve të shitjës, për të parë mundësinë e eksportit të prodhimeve të Kosovës në tregun gjerman.

Intervista e plotë:

z. Brestovci, morëm shkas çmimin “Mërgimtar i vitit” në fushën e afarizmit, por do të ndalemi më shumë në punën që bëni dhe mundësitë që mund të krijohen për të ndihmuar ekonominë e Kosovës. Në cilën zonë të Gjermanisë jeni tani?

Bekim Brestovci: Unë jam në një qytet afër Frankfurtit, jetoj dhe veproj në Aschaffenburg.

Kur keni shkuar në Gjermani?

Bekim Brestovci: kam shkuar në Gjermani në mars të vitit 1993. Në rrethana të vështira. Si shumë të tjerë që ikën prej Kosove, edhe unë u largova. Ishte një situatë e pa durueshme në Kosovë, kishim një represion që ushtrohej prej pushtetit të atëhershëm serb. Unë atëherë isha student, para përfundimit të studimeve në faklutetin juridik. Por jeta e bëri të vetën, ishte e pamundur me pa perspektivë për jetën këtu. Prindërit e mi, të cilët kanë qenë të dy të punësuar, që nga 1990 ngelën pa punë. Pastaj për shkak të disa aktiviteteve politike, që shumë prej nesh i zhvillonim atë kohë, kasha dhe një përndjekje policore. U morr ai si shkas dhe vendosëm me bashkëshortën që të marrim rrugën e kurbetit si shumë të rinj të asaj kohe.

Ju kujtohen ditët e para në Gjermani, si jeni gjendur, si një i huaj, në rrethana krejt të panjohura?

Bekim Brestovci: Po, ditë e para më kujtohen shumë mirë. Ata që më njohin, e dinë që ato këpucët, me të cilat kam ikur para 25 vjetësh, i ruaj akoma me xhelozinë më të madhe, sepse ato do të jenë një ditë edhe këpucët e kthimit në Kosovë. Ka qenë një jetë shumë e vështirë, një fillim shumë i vështirë, sepse ne kemi synuar, si çdo i ri tjetër, të ndërtoj një jetë krejt më ndryshe, në vendin tonë, në Kosovën tonë, Unë isha shumë i pasionuar pas mësimit atëherë, pretendoja të bëja një jetë akademike në vendin tonë. Mirëpo rrethanat e asaj kohe bënë të vetën dhe unë u detyrova të marr atë rrugë, të cilën e morrën edhe shumë shokë dhe bashkëmoshatarë të mi. Rruga ka qenë shumë e vështirë. Deri në Gjermani kam shkuar gjysëmilelaglisht. Kam qenë si azilkërkues. Ka qenë vërtet shumë vështirë, sepse prej synimeve që kishim për jetën, është dashur të marrim një kahje tjetër. Kemi filluar nga zeroja, kemi asur një zhveshje të atij integritetit që kishim krijuar me kohë në vendin tonë. Është dashur të merremi me punë, me të cilat asnjëherë nuk i kemi apsur synim, me punë krahu…Mirëpo me kohë, jemi adaptuar dhe kemi avancuar pak a shumë deri tani.

z. Brestovci, ju keni ngritur biznese ndërkohë atje, keni 25 vjet në Gjermani. Jeni në të njëjtin qytet, nuk keni ndërruar vendbanim?

Bekim Brestovci: Unë nuk kam lëvizur shumë. Kam qenë kryesisht në atë land. Qyteti im është pjesë e Bavarisë, mirëpo jemi krejt në kufi me republikën e Esenit.

Ju pyeta për vendbanimi, sepse dua të dij nëse ndryshojnë rregullat për të huajt nga një land në tjetrin?

Bekim Brestovci: në aspektin mental nuk besoj që ka ndryshime të mëdha. Ndërsa në aspektin ligjor dhe procedural ka ndryshime, sepse secili land i ka rregullat e veta. Unë prej fillimit kam qenë në landin e Bavarisë, i cili njihet si land me rregullat më strikte, kanë qenë rregulla më strikte edhe në procedurën e azilit. Mirëpo fati deshi që unë në bazë të dokumenteve që kisha kur kam ikur nga Kosova dhe unë jam pajisur shumë shpejt me lejën e azilit, më vonë edhe me shtetësinë gjermane.

Të flasim tani për biznesin që keni, çfarë profile të biznesit keni?

Bekim Brestovci: Ndoshta është me rëndësi të dini që unë i kam gjithsej 11 biznese në Gjermani, me diku 1300 të punësuar të rregullt, dhe diku 14 nënkontarktorë që punojnë për ndërmarrjet tona. Unë fillimisht kam filluar të punoj diku në vitin 1997 pas pajisjes me leje pune. Arsye ime që me kërku një punë më të lehtë, sepse në Kosovë nuk kam pasur rast të bëj punë fizike. Kam qenë fëmijë I rritur në një familje të vogël, fëmijë i dy intelektualëve I rritur në qytet dhe kam qenë i larguar nga punët fizike që shumë moshatarë të mi, të cilët janë rritur ne fshat, kanë pasur mundësi t’i bëjnë. Shkova në Gjermani i papërgatitur fizikisht për punë,dhe fillova të punoj në një ndërmarrje që ka qenë për menaxhim të objekteve. E pashë që aty ka hapësirë për avancim, iu qasa pastaj në mënyrë më profesionale. Kreva ciklin e shkollës së mesme, kreva shkollën e lartë dhe bëra një mastër pastaj në menaxhimin e objekteve që në gjuhën angleze, quhet “facility management”

Pas përfundimit të kësaj shkolle, në vitin 2004, pata fatin ta blej një ndërmarrje, e cila në tregun e Gjermanisë është aktive prej vitit 1972. Në atë kohë kishte 350 të punësuar. Dhe që nga viti 2005 e tutje, kam themeluar edhe 10 ndërmarrje të tjera, të cilat janë të gjitha të profileve të ndryshme, ku në secilën kam nga një partner, me 1/3 e përqindjës së kompanisë. Do të thotë gjithëherë kam shkuar në atë aspekt, duke e gjetur një person adekuat, i cili e njeh punën teknike, është inkuadru në kompani. Kemi krijuar bashkë resurset e para të udhëheqjes së kompanisë unë jam marr me krijimin e sistemit të administratës, të marketingut, shërbimit të financave. Partneri I tjetër është marrë me cështje teknike. Pas dy vjetësh jam munduar të ngris komaninë në atë nivel që pjesën time operative të punës t’ia kaloj dikujt tjetër dhe jam liruar për një aktivitet tjetër dhe kështu janë krijuar 11 firmat.

Kështu keni bërë një rrjet?

Bekim Brestovci: Është bërë një rrjet, por të gjitha këto pastaj janë të lidhura në një kompani Hollding, të cilën e quajmë ne, e cila quhet B&D Verëaltungsgesellschaft. Unë jam titulla I Holldingut, , ndërsa 2/3 e kompanive tjera i mbanë holding, ndërsa 1/3 e ka secili partner që është në partneritet me mua.

Një fromë e mirë e punës, keni ndërtuar një sistem?!

Bekim Brestovci: Është një sistem, i cili ka funksionuar shumë mirë, jo që kam zbuluar me ndonjë afenitet të mëhershëm, por ashtu ka rastisur në provën e parë, në insistimin tim të parë, ka rezultuar me shumë sukses dhe pastaj ka vazhduar tutje.

Keni shqiptarë të punësuar në këto 11 biznese tuajat?

Bekim Brestovci: Kam shumë shqiptarë të punësuar. E kam potencuar edhe në raste të tjera, kur kam pasur mundësi ta them, që shqiptarëve ua dedikoj pjesën më të madhe të suksesit tim, sepse njerëzit tanë janë shumë të zellshëm, janë njerëz shumë të përpiktë, janë njerëz shumë të diciplinuar në punë dhe si rezultat i punës së tyre aktive dhe të diciplinuar, kam pasur mundësi me u favorizua edhe tek klientët edhe me zgjeru veprimtarinë time afariste.

Më vjen mirë për këtë fakt. Si jeni gjendur në tregun gjerman?

Bekim Brestovci: Tregu gjerman është I hapur, ai nuk njeh tjetër përveç kualitetit në punë. Kështu që ne natyrisht jemi munduar me ofru një shërbim kualitativ për klientët tanë dhe vetë rritja e gjithë këtyre veprimtarive dhe shtimi i numrit të punëtorëve për çdo vit, flet për një punë cilësore që e kemi ofruar tek klientët tanë.

z. Brestovci, ju drejtoni edhe Unionin e Bizneseve Shqiptare- Gjermane, na flisni pak për këtë kapitull, si jeni aty dhe çfarë është roli i unionit?

Bekim Brestovci: T’ju them të dretën ky është një kapitull shumë i rëndësishëm i jetës sime. Deri më 1999 kam qenë shumë aktiv në të gjitha aktivitetet që kanë pasur të bënin me vendin tonë, pas përfundimit të luftës, iu pata kthyer me gjithë forcën aktiviteteve të mia familjare dhe biznisore dhe kam qenë shumë i shkëputur prej të gjitha aktiviteteve që kanë qenë në dobi të komunitetit tonë dhe të vendit tonë. Ishte rastësi, kur në vitin 2016 takova kryetarin e UBSHGJ z. Nazmi Viqa, në një udhëtim, të cilin e bëmë për në Kosovë dhe gjatë atij udhëtimi pata rastin të dëgjoj për unionin e bizneseve, për aktivietet e tij, edhe për shoqërinë që ishte krijuar si rezultat i punës paraprake. Mu krijua mundësia të anëtarësohesha në UB pata fatin që brenda një kohe të shkurtër të bëhem njëri ndër shtatë anëtarët e kryesisë, ndërsa që nga 1 janari 2017 jam drejtor ekzekutiv i Unionit të Bizneseve. Unioni i Bizneseve është një shoqatë ekonomike, e cila rreth vetës ka grumbulluar tani më afër 400 biznese apo firma shqiptare, në Gjermani, duke filluar prej firmave më të mëdha …por edhe deri te ato më të vogla që operojnë në Gjermani.

Keni menduar se si ta zgjeroni këtë rrjet, si i identifikoni afaristët e suksesshëm shqiptarë në Gjermani?

Bekim Brestovci: Unioni i Bizneseve në Gjermani, natyrisht deri tani ka vepruar në Gjermani, sepse unione të tilla në shtete tjera quhen Rrjete të Bizneseve. Operojnë në 24 shtete të botës. Ne e kemi një lidhje pastaj në një degë të Evropës dhe e kemi në nivel global Rrjetin e Diasporës shqiptare me seli në Nju Jork. Takimet janë të rregullta, të paktën një herë në vit, edhe forume ekonomike. Ndërsa ne në Gjermani e kemi një formë pak më specifike. Kemi pika koordinuese në secilin Bundesland. Kemi koordinatorë të caktuar që operojnë në lande të veçanta. Është një kryesi prej shtatë anëtarëve, kemi ngjarje të rregullta, takime promovuese në qytete të Gjermanisë, ku bëjmë promovimin e Unionit të Bizneseve por edhe aktivitete të tjera ku varësisht prej preferencave dhe vetëiniciativave të afaristëve shqiptarë që janë në Gjermani, të cilët tegojnë interes të inkuadrohen në Unionin e Bizneseve.

Çfarë komunikimi keni me bizneset në Kosovë?

Bekim Brestovci: Kemi një komunikim shumë të mirë viteve të fundit. Kemi një partneritet me Odën Ekonomike Kosovare Gjermane. Kemi organizuar takime “be to be”, kemi pasur një rezultat shumë të mirë, kemi një numër shumë të madh të kontratave, të cilat janë lidhur pastaj si rezultat i këtyre takimeve. Në nëntor të vitit të kaluar kemi organizuar Forumin Ekonomik këtu në Kosovë, ku ka pasur një pjesëmarrje të mbi 500 firmave nga Kosova dhe nga shtete të ndryshme të Evropës. Unë jam shpesh në vizitë në Kosovë, jam shumë shpesh edhe në firma të Kosovës. Ne kemi krijuar tashmë edhe kontratat e para edhe me firmat, të cilat bëjnë rrobat e punës. Ato po I pajisin punëtorët tanë me rroba të punës nga Kosova. Jemi në një bashkëpunim bukur të mirë dhe në njëj rrugë të mirë për me shtu këtë bashkëpunim.

z. Bekim Bestovci, po kthehemi tek biznesi juaj përsëri. Ju keni menduar të ktheheni në Kosovë, me ato “këpucët e kthimit”, të cilat po i ruani ende?

Bekim Brestovci: Po e zbuloj përherë të parë në media, unë planifikoj që nga 1 shtatori 2018, të jem më aktiv në Kosovë. Vajzën time të vogël, tashmë e kam regjistruar në shkollë në Kosovë…

Derisa shumë të tjerë po synojnë të largohen, ju po ktheheni…?

Bekim Brestovci: Po, derisa shumë të tjerë po largohen, unë po kthehem dhe shpresoj që 2/3 e kohës do të investoj në Kosovë, ndërsa 1/3 kam ende nevojë derisa të delegohen të gjitha punët aktive të bizneseve të mia në Gjermani, duhet të jem në Gjermani. Sa i përket investimeve në Kosovë, unë e kam një strategji tjetër. Unë e them, Kosova ka mjaft investitorë, ka mjaft ndërmarrje prodhuese, Kosova ka nevojë për treg. Dhe qëllimi I mirë parësor është të kontribuojë për hapjen e tregut në Gjermani për prodhuesit nga Kosova. Tani në mesin e muajt shtator, veç e kam organizuar, delegacionin e parë të ekspertëve të shitjës, të cilët do të vijnë nga Gjermania në Kosovë. Deri atëherë ka mbetur t’i identifikojë disa firma, të cilat veç i kanë arritur standardet e tyre, qoft kualifikimet, që I kanë certifikimet e ndryshme, qoft kualitetin e prodhimit për eksport dhe do të tentojmë më çdo kusht që të hapim tregun në Gjermani për prodhuesit vendorë. Kjo është nisma ime e parë, sepse mendoj që në këtë formë, ne i arrijmë shumë qëllime. Nëse e hapim tregun për prodhuesit vendorë, atëherë njëkohësisht kemi krijuar parakushte për shtimin e kapaciteteve prodhuese, që nënkupton edhe shtimin e numrit të punëtorëve, ndërsa modeli që unë e përkrahi shumë, është bashkëpunimi me firma vendore. Ndoshta participimi pastaj me investime, për të qenë partner në ndonjë ndërmarrje. Kjo është idea ime, para se të vijmë këtu dhe t’iu bëjmë konkurrencë ne që i kemi bizneset tona primare në Gjermani, e shoh më të arsyeshme që të ndihmojmë ta rrisim tregun fillimisht e pastaj ndoshta të bëhemi bashkëpronarë të ndonjë ndërmarrje, e cila mund të jetë më e madhe se që është tani.

Z. Brestovci, ju u nderuat me çmimin “Mërgimtar i Vitit” nga Ministria e Disporës dhe investimeve strategjike, në një ceremoni që është mbajtur në shtëpinë e presidentit Ibrahim Rugova?

Bekim Brestovci: Ideja ka qenë prej ministries që të mbahej aty ceremonia. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë. Për mua një emocion i veçantë, sepse e potencova edhe atë ditën kur mora çmimin, është dëshirë e secilit shqiptar që e dinë veprimtarinë e presidentit Rugova që të jetë njëherë në familjen Rugova, në rezidencën e tij. Pata fatin, që të jem ndër përfituesit e këtyre çmimeve dhe pikërisht këtë çmim ta marrë në rezidencën e presidentit Rugova.

Presidenti Rugova, vazhdimisht e thoshte në deklarimet e tij, që njerëzit tanë që marrin dije jashtë, është mirë të kthehen e të investojnë në Kosovë?

Bekim Brestovci: T’ju them të drejtën, fatbardhësisht shqiptarët në botë po avancojnë shumë. Për këtë arsye, jam shumë i lumtur që isha pjesë e Unionit të Bizneseve gjithë këtë kohë, sepse ka qenë mundësia shumë e mirë për t’I njohur njerëzit tanë, të cilët operojnë nëpër botë. Jo vetëm në fushën e afarizmit, por edhe intelektalë kemi shumë në botën përendimore, por edhe jashtë Evropës. Kështu që po them, Kosovën e pret një perspekivë shumë e mirë. Duhet gjetur forma dhe metoda se si t’i artikulojmë të gjitha kërkesat tona karshi këtyre njerëzve dhe se si të krijojmë qasjen e tyre që edhe ata të kenë mundësi në një mënyrë të japin kontributin për vendin, sepse vullneti ekziston tek të gjithë. Duhet gjetur vetëm forma.

Sa fëmijë keni?

Bekim Brestovci: Kam dy vajza. E madhja ka përfunduar gjimnazin këtë vit dhe do të vazhdojë studimet në Gjermani, kurse vajza e vogël, siç e thashë më herët, do të jetë me ne këtu në Kosovë.

Gëzohem që keni marrë këtë vendim dhe këtë komunikim që keni me Kosovën! Ju faleminderit për intervistën!

Bekim Brestovci: Ju faleminderit!

Autor: Hyrë Tejeci Murati