Minipica me patëllxhanë në furrë, receta më e lehtë e verës

Minipica me patëllxhanë në furrë, receta më e lehtë e verës

Patëllxhanët janë një perime verore e shkëlqyer. Për t’i përdorur sa më shumë në kuzhinë, po ju mësojmë edhe një recetë të thjeshtë të patëllxhanëve në furrë.

Përbërësit:

2 patëllxhanë të mëdhenj

200 ml tul domatesh

400 gr mozarela

Rigon, kripë dhe piper

Përgatitja:

Prisni patëllxhanët në feta rreth 1,5 cm dhe vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furri. Piqini në 180 gradë për 10/15 minuta. Kur të zbuten, shtoni domtatet, vajin kripën, rigonin, mozarelën e prerë në feta dhe futeni tepsinë përsëri në furrë derisa mozarela të shrkihet. Shërbejini të ngrohta ose të vakëta.