Sarma me salcë domatesh

Sarma me salcë domatesh

Përbërësit:


5 kёrcej preshë
250 gr këpurdha
150 gr speca te kuq
200 gr miser
Erëza
200 gr petë për pite
Pak Salce domate
Kripë

Përgatitja:
Preshi i pastruar dhe i larё zihet pak nё ujё tё vluar dhe kullohet.

Kёpurdhat, specat, preshi kaurdisen pak nё vaj, pastaj shtohet misri i zier, i kulluar dhe erёzat e thata.

E gjithё kjo sё bashku karudiset derisa tё avullohet lёngu.

Çdo kore pёrgatitet me kujdes nё 4 pjesё tё barabarta dhe cdo pjese mbushet me dy lugё mbushje.

Korja mbёshtillet si sarma, pёrbёrja e korёs lyhet me pak ujё tё ngrohtё qё tё mos ndahen.

Sarmat tё skuqen nё vaj tё nxehtё derisa tё marrin ngjyrё tё kuqёrremtё.

Mund tё shёrbehen me salcё domatesh.