Festivali Anibar këtë vit edhe me filma të gjatë

Festivali Anibar këtë vit edhe me filma të gjatë

Këtë vit, edicioni i 9-të Festivali i filmit të Animuar Anibar do të mbahet nga 13 deri në 19 gusht në Parkun Karagaq, në Pejë.

Organizatori i festivalit Vullnet Sanaja tregoi se slogani i këtij vitit do të jetë 50/50 që nënkupton barazinë gjinore e fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri.

 Ai gjithashtu tregoi se do të jenë gjithsej 4 kinema, 2 të hapura dhe 2 të mbyllua, ku nga 1059 filma sa kishin aplikuar janë përzgjedhur 215 filma, që do të shfaqen në këto kinema.

 “Këtë vit festivali e mbanë edicionin  e 9-të, do të jenë një numër i madh i filmave që do të shfaqen në 4 kinema, 2 të hapura dhe 2 të mbyllura. Prej 1059 filmave që kanë aplikuar janë përzgjedh 2115 filma që do të shfaqen në kinema. Tema e këtij viti është fuqizimi i gruas, barazia gjinore, dhe gratë në animacion, deklarata e kësaj teme është 50/50 d.m.th. slogani që do ta përdorim për temën e këtij festivali”, tha ai.

 “Këtë vit u hap edhe akademia e animacionit në Pejë e Prishtinë, ku shumica e studenteve janë vajza dhe për këtë arsye kemi planifikuar këto diskutime tash pasi që janë edhe fillet e kësaj industrie, që kur ato t’i përfundojnë këto studime të vazhdojnë të merren me këtë lëmi. Diçka që është e rëndësishme. Anibar këtë vit bashkohet me përpjekjet e organizatës ‘Found on animation’, e cila ka vendosë që deri në vitin 2025 të jetë 50/50 në përfshirjen e dy gjinive në rolet se producentë, regjisore, animatore, etj”, tha ai.

Sanaja gjithashtu njoftoi se do të ketë panele ku do të trajtohet kjo temë dhe në të do të marrin pjesë edhe emra të njohur për industrinë në botë, si Kendra Haaland krijuese e filmave si  Hercules i Disney-t, Mulan e Atlantis, dhe Luce Grosejan, e cila do të vie me program të veçantë për Anibar.

Pjesëmarrës do jenë edhe 2 regjisorë nga Netflix. Gjatë festivalit do të mbahen edhe ‘Masterclass’ ku do të flitet për skenarë, se si duhen shkruar ato për filmat e animuar.

Ndërsa Zana Cimili tha se nga hulumtimet që janë bërë nëpër botë ka rezultuar se gjysma e studentëve të animacionit janë femra, por që përsëri numrin më të madh sa i përket realizimit të animacioneve, e marrin meshkujt. Dhe duke u nisur nga kjo, Cimili tha se edicioni i këtij viti ka për qëllim barazinë gjinore në filma dhe animacione.

 “Festivali këtë vite ka për qëllim të nxjerr në pah pabarazinë gjinore, e cila po ndodh në industrinë e filmit, gjegjësisht në atë të animacit në botë. Është shumë më e shprehur në botë sepse industria e filmit është shumë më e zhvilluar se te ne. Ideja është se nëse po fillojmë me këtë industri në Kosovë, të fillojmë si duhet, t’i inkurajojmë gratë që të mirën me animacion dhe të mos dekurajohen nga burrat që e mbizotërojnë këtë fushë", tha Cimili.

Festivali ka për qëllim të nxjerr në pah pabarazinë gjinore në filma e animacioneVideo Hulumtimet kanë treguar se afër 60% e studentëve që mirën me animacion janë gra por ato nuk po përfundojnë duke u marrë profesionalisht me këtë profesion pasi që po dekurajohen. D.m.th. ideja është inkurajimi i grave”, tha ajo.

Përveç filmave të shkurtë, këtë vit do të ketë edhe filma të gjatë, gjithsej 3.

Për argëtimin e pjesëmarrësve do të mbahen koncertet, ku në njërën nga netët do të performojë edhe Elina Duni. 

Hapja e festivalit do të bëhet me një performancë që lidhet me temën e sivjetshme, por që organizatorët e lanë surprizë deri në datën e fillimit të festivalit.