Serbët e larguar nga FSK, nuk mund të kthehen më

Serbët e larguar nga FSK, nuk mund të kthehen më

Rreth 50 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga komuniteti serb, kanë bërë kërkesë për largim nga puna, pasi po përballen me presione direkte nga Serbia.

Përderisa FSK ende nuk ka marrë vendim në lidhje me këto kërkesa, pjesëtarët të cilët largohen nuk do kenë më mundësi rikthimi në FSK.

Kështu ka deklaruar për Indeksonline, zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala, duke shtuar se kjo bazohet në rregulloret që janë në fuqi.

“Të gjithë ata, që largohen një herë nga FSK  në bazë të procedurave zyrtare dhe rregulloreve në fuqi, nuk kanë të drejtë punësimi në FSK”, ka deklaruar Shala.

Ndërsa sa i përket konkursit për t’i plotësuar vendet e lira kur ata të largohen, Shala thotë se rekrutimi bëhet në bazën e planeve vjetore.

I pyetur nëse në konkursin e ri për plotësimin e këtyre vendeve të lira, do kenë mundësi të konkurrojnë vetëm nga komuniteti serbë apo edhe komunitetet e tjera, ai tha se çdo herë kur ka konkurs kanë të drejt aplikimi të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet për aplikim.

“Në FSK rekrutimi bëhet mbi bazën e planeve vjetore. Çdo herë kur FSK hapë konkurse për punësim/rekrutim,  kanë të drejtë të komunikojnë të gjithë qytetarët që plotësojnë kushtet e konkurrimit për aplikim”, ka shtuar ai.

Ndryshe, vendimi rreth kërkesave të pjesëtarëve serbë për largim janë duke u shqyrtuar sipas procedurave të parapara, të cilat kërkojnë 6 muaj kohë.