Në Gjilan organizohet manifestimi "Festa e Miqësisë"

Në Gjilan organizohet manifestimi "Festa e Miqësisë"

Festa e Miqësisë është në vitin e katërt të organizimit në Republikën e Shqipërisë, në 15 qytete, ndërsa në Republikën e Kosovës ky është viti i parë i organizimit dhe për tri ditë me radhë do të jetë pikërisht Gjilani nikoqir i këtij manifestimi.

Vendi i organizimit të manifestimit është hapësira publike në sheshin “Agim Ramadani” dhe sheshin “Idriz Seferi”. 

Pjesëmarrës përpara publikut më 10 gusht do të jetë Mateus Frroku, Bujar Qamili dhe Vedat Ademi, ndërsa në ditën e dytë të organizimit me datën 11 gusht Kachinari, Renis Gjoka dhe Offchestra. 

Në ditën e tretë kur edhe mbyllet ky aktivitet në Gjilan më datën 12 gusht do të deklamojnë para publikut gjilanas, 3 Musketjerët, Aleksander Gjoka, Elton Deda dhe  Redon Makashi. 

Për shkak të mbajtjes së manifestimit “Festa e Miqësisë”, nga ora 20:00 deri në orën 24:00, do të jenë të bllokuar për qarkullim të veturave, rruga “Bulevardi i Pavarësisë” deri te Stacioni i Autobusëve.  Gjithashtu “Xhemajl Mustafa” do të jetë rrugë njëkahëshe nga rruga “Medllin Olbright” në drejtim të rrugës “Vëllezrit Ukshini”.