Promovohet “Rrugëtimi i një jete të dhuruar” i Ramadan Myrtajt

Promovohet “Rrugëtimi i një jete të dhuruar” i Ramadan Myrtajt

Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” bëhet promovimi i librit, “Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, i autorit dhe protagonistit të librit, Ramadan Myrtaj, të cilit vajza i ka dhuruar mëlçinë.

Myrtaj, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, foli për librin e tij, “Rrugëtimi i një jete të dhuruar”, në të cilin ai shpjegon në detaje sëmundjen dhe rrugëtimin e tij. Ai në këtë libër përshkruan, vendosmërinë dhe guximin e fëmijëve për ta shpëtuar të atin.

“Në libër kam rrëfyer ngjarjen e ndodhur, pa ndonjë zbukurim, kam përshkruar atë që kemi ndije - përjetua, unë, gruaja ime, dy vajzat dhe dy djemtë”, thotë Myrtaj.

Dr.Ramadan Myrtaj tregon se ishte diagnostifikuar me kancer dhe ishte buzë vdekjes. Ai kishte kërkuar shërim në shumë vende, mirëpo nuk kishte gjetur shërim, deri sa vajza e sajë kishte vendosur ti dhurojë mëlçinë.  Tutje ai tregon se ishte buzë vdekjes, mirëpo misioni i Arnisës, vajzës së tij e shpëtoi atë.

Libri është botuar më herët, por promovimi do të bëhet tani pasi që vajza e tij është kthyer nga Amerika, dhe pritet se do të rrëfej për dhurimin e mëlçisë, shpëtimin e babait.