Hapet ekspozita “Unë jam shqiptar”

Hapet ekspozita “Unë jam shqiptar”

Sot në Muzeun e Kosovës, në orën 17.00 hapet ekspozita “Unë jam shqiptar”, kushtuar diasporës shqiptare. Kjo ekspozitë I dedikohet diasporës shqiptare. Ekspozita nisi me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e më pas më shumë figura të shquara të historisë ndër vite.

Bislim Bislimi, u.d. drejtor i Muzeut të Kosovës fillimisht sqaroi rëndësinë dhe përmbajtjen e kësaj ekspozite, e cila është realizuar në bashkëpunim në mes dy muzeve kombëtare dhe dy ministrive të kulturës, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ekspozita, tha ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, nisi me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës që shënoi valët e para të emigrimit të shqiptarëve, vijoi me emigrimin e arbëreshëve në Italinë e Jugut dhe komunitetet e tjera në vende të ndryshme të botës.

Në ekspozita prezantohen edhe portrete të përfaqësuesve më të shquar të kolonive shqiptare siç janë Fan Noli, Faik Konica dhe Mihtat Frashëri, vazhdon më tej me figurat të shquara nga diaspora që sot na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në të gjitha fushat.

Qëllimi i kësaj ekspozite është të ndërgjegjësojë dhe informoje komunitetin për rëndësinë e diasporës si dhe për të bërë të mundur që diaspora të gjejë vetveten në rikthimin vlerave intelektuale dhe shpirtërore.

Bislimi pranon faktin se këtu mund të mungojnë edhe figura kombëtare që janë jo më pak të rëndësishëm se ato prezentë në ekspozitë.