Vikendi më freskët

Vikendi më freskët

​E premtja do të jetë me mot të nxehtë, kryesisht me diell.

Edhe të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

Ndërsa, të hënën më 13 gusht mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë.

Minimalet do të sillen rreth 17 gardë celsius, e në fundjavë do të zbresin deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32 gradë celsius, por në fundjavë do të zbresin deri në 28 gradë celsius.