Disa yje falso të Trump po shfaqen në Hollywood Walk of Fame

Disa yje falso të Trump po shfaqen në Hollywood Walk of Fame

Disa yje falso që mbanin emrin e Donald Trump, thuhet se kishin plotësuar hapësirat e zbrazëta në Hollywood Walk of Fame.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, një artist i rrugës, konservator, i paidentifikuar ishte përgjegjës për këtë veprim dhe ishte prapa ngjitjes së një numri të yjeve të petëzuare në trotuarin ikonik, raporton Fox News.

"Shqyeje yllin e presidentit nga Walk of Fame ose përpiquni ta hiqni atë, sikur ju jeni kryebashkiaku i West Hollywood ose diçka e tillë dhe 30 të tjera do të dalin", tha individi anonim për ‘THR’, transmeton RTKlive.

Çmimet e rreme i kushtuan individit dhe ekipit të tij, të quajtur “The Faction”, 1,000 dollarë. "Një sipërmarrës i ri dhe anonim" ndihmoi në financimin e objektivit të grupit.